Bytyqi për vizitë pune në Mal të Zi , do të takohet me Abazoviq
Sharr Travel

Bytyqi për vizitë pune në Mal të Zi , do të takohet me Abazoviq

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi do të realizojë udhëtim pune në Mal të Zi, ku do të takohet me nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe me ministrin e Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq.

Bytyqi, siç kumtuan nga Kabineti i tij, do të merr pjesë në “Samitin e kryetarëve të qeverive të Iniciativës së Evropës Qendrore”.

Gjatë Samitit, zëvendëskryeministri Bytyqi do të marrë pjesë në ngjarjen “Udhërrëfyesi për shëndetin dhe mirëqenien e Ballkanit Perëndimor”, në seancën plenare të kryetarëve të qeverive të Iniciativës së Evropës Qendrore, si dhe në panelin që do të diskutojë për të ardhmen pas pandemisë në Evropë.