Lokaj: Instalimi i VAR-it në Superligë e bëri sezonin shumë më të besueshëm
BKT
Sport

Lokaj: Instalimi i VAR-it në Superligë e bëri sezonin shumë më të besueshëm

Pjesa e parë e garave e elitës së futbollit tonë për edicionin 2021-22, dje zyrtarisht është mbyllur, raporton RTKLive.com.

SC Gjilani me fitoren kundër Ballkanit, është kampion vjeshtor. Komentatori i njohur i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Andin Lokaj mendon se stinori vjeshtor është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sipas tij, instalimi rekord i VAR-it në Superligën e Kosovës, ka bërë që kampionati të jetë shumë më i besueshëm.

“Pjesa e parë e edicionit 2021-22 përfundoi në mënyrën më të mirë. Ajo që ndikoi më së shumti ishte Instalimi në kohë rekord i sistemit VAR në Superligën dhe ishte storie suksesi për elitën e futbollit tonë. Ky sistem modern e bëri kampionatin shumë më të besueshëm për skuadrat dhe dukshëm më atraktiv edhe për shikuesit përballë ekranit televiziv.  Pa dyshim që duhet duartrokitur edhe realizimin e ndeshjeve, që ka qenë më kualitativi deri më tani”, ka shkruar Lokaj në Facebook. /RTKLive/