Zbulohen detaje nga takimi i Laporta me Raiolan
Bujë të madhe mbrëmë bëri edhe takimi mes presidentit të Barcelonës, Joan Laporta dhe agjentit të njohur të lojtarëve, Mino Raiola.
Raiola është agjenti i Erling Haaland, dëshirës së madhe të Barcelonës për merkatot e ardhshme.
Thuhej fillimisht se takimi mes Laporta e Raiola ishte bërë rastësishëm, por Fabrizio Romano zbulon se gjithçka ishte planifikuar.
“Takimi mes Joan Laporta, Mateu Alemany dhe Mino Raiola nuk ishte i zakonshëm. Nuk ishte në hotelin ku Barca qëndronte në Torino – dhe takimi ishte planifikuar që nga java e kaluar”, ka shkruar Romano.
Barcelona synon ta ketë Erling Haaland në skuadër që nga vera tjetër. Raiola ditë më parë nuk kishte përjashtuar si destinacion të mundshëm të klientit të tij as stadiumin ‘Camp Nou’.
Gjasat janë të mëdha që mbrëmë mes dyshes të jetë diskutuar pikërisht për norvegjezin.























