Seanca të tre komisioneve parlamentare në Maqedoni të Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

Seanca të tre komisioneve parlamentare në Maqedoni të Veriut

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahen seancat e tre komisioneve parlamentare.

Gjatë punës së Komisioni për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat do të realizohet debati publik në temën: “Propozim-ligj për ndryshimin e Kodit Penal”.

Në Kuvend sot gjithashtu seancë do të mbajnë edhe Komisioni për Shëndetësi dhe Komisioni Ligjvënës, anëtarët e këtyre komisioneve do të diskutojnë për ndryshimin e Ligjit për sigurime shëndetësore dhe ligjit për kujdesin shëndetësor.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota