Greqia “blindohet” deri më 10 janar, rregullat e reja për t’u futur
BKT
Rajoni dhe Bota

Greqia “blindohet” deri më 10 janar, rregullat e reja për t’u futur

Masat e reja të futjes në Greqi për shtetasit e vendeve të tjera, përveç atyre të Bashkimit Europian, janë publikuar pak më parë në Fletoren Zyratare duke bërë që vendi të “blindohet” deri më datë 9 janar të vitit 2022.

Vendimi i parë ndalon futjen e të gjithë qytetarëve të shteteve të huaja në Greqi përgjatë periudhë 19 dhjetor 2021 – 10 janar 2022.

“Ndalimi i përkohshëm i hyrjes në vend të të gjithë shtetasve të vendeve të treta nga çdo pikë hyrjeje në vend dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore, për arsye paraprake të mbrojtjes së shëndetit publik nga më tej COVID-19 në territorin grek”, shkruhet në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Greqisë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota