RMV, 98% e te hospitalizuarve nga Covid-19 janë të pa vaksinuar
BKT
Rajoni dhe Bota

RMV, 98% e te hospitalizuarve nga Covid-19 janë të pa vaksinuar

Gjatë periudhës nga 06.08-16.12.2021 në territorin e Maqedonisë së Veriut, nga të testuarit me Covid 19 kanë rezultuar pozitivë 64.963 qytetarë, nga të cilët 32% janë vaksinuar plotësisht, pra 20.894 persona.

Është një numër i madh i qytetarëve të pavaksinuar që janë infektuar me Covid 19, shkruan Alsat.

Sipas statistikave të javëve të kaluara, 44.069 qytetarë, pra 67% e të prekurve pozitivë me Covid 19 nuk janë vaksinuar.

Përqindja e personave të shtruar në spital që nuk janë vaksinuar është 98%, ndërsa vetëm 2% e të gjithë pacientëve të shtruar aktualisht janë të vaksinuar plotësisht.

Ministria e Shëndetësisë thekson rëndësinë e vaksinimit, çdo vaksinë që kemi në dispozicion është e sigurt. Apelojmë që qytetarët të vaksinohen, vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë imunitet kolektiv dhe do të parandalojmë përhapjen e mutacioneve SarsCov2.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota