Juventus po mendon një shkëmbim lojtarësh me Everton-in
BKT
Sport

Juventus po mendon një shkëmbim lojtarësh me Everton-in

Juventus ka hedhur sytë nga ekipi anglez i Evertonit dhe po mendon të kryej një shkëmbim me ta.

Mesfushori Arthur nuk është aspak në planet e Allegrit dhe është nxjerrë në merkato nga “Zonja e vjetër”.

Një operacion interesant mund të lindë me Evertonin ku klubi italian pëlqen mbrojtësin Lucas Digne.

Duke patur parasytë vështirësitë me Alex Sandro, mbrojtësi i majtë Digne është i duhuri për Allegrin.

Kështu, po mendohet nga ana e italianëve të ofrojnë Arthur në këmbim të Digne në merkaton e janarit.