14 viktima nga COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore
BKT
Rajoni dhe Bota

14 viktima nga COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 14 raste me fatalitet dhe 190 raste të reja me COVID-19 nga 2592 testime të kryera në terren.

Më së shumti raste të reja sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar në Shkup- 101.

Tri raste të vdekjes janë nga Shkupi (46,58 dhe 89), dy nga Prilepi (73 dhe 80), dy nga Ohri (59 dhe 88), nga një i vdekur nga Berova ( 53), Strumicë (65), Manastir (80), Kavadar (80), Kumanovë (83), Resnjë (88) dhe Kërçovë (91). Nga të raportuarit, 13 vdiqën në spital dhe një në shtëpi.

Janë regjistruar 193 pacientë të shëruar - nga Shkupi 78, Kavadari 20, Manastiri 18, Prilepi 14, Kumanova 12, Ohri 10, Veles 7 etj.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i epidemisë është 221.285, prej tyre 207.948 janë shëruar, 5.522 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 7.815 pacientë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota