23:43 / 20.12.2021
6 të vdekur dhe 127 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore
Maqedonia Veriore ka regjistruar 127 raste të reja me koronavirus dhe gjashtë viktima gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 221.411, ndërsa numri i vdekjeve në 7.825.
Po ashtu janë regjistruar 261 pacientë të tjerë të shëruar, duke e çuar në 208.209 numrin e përgjithshëm të pacientëve që fituan betejën kundër pandemisë.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5.377. Që nga shpërthimi i epidemisë, autoritetet shëndetësore të Maqedonisë Veriore kanë kryer 1.551.730 teste për COVID-19, përfshirë 1.766 brenda ditës së fundit.























