Shehoviq: Qeveria meriton të bie sa më shpejt
Deputeti socialdemokrat (SD) në Mal të Zi, Damir Shehoviç, ka thënë se duhet të presin që nëse kalon buxheti për vitin 2022 në Kuvend, atëherë opozita do të vendosë për interpelancë të re mosbesimi ndaj Qeverisë.
Fillimi i janarit sipas tij është momentumi i duhur për ta shikuar situatën në mënyrë serioze dhe vlerësuar se kur do të rinovohet mocioni për mosbesimi.
“Kur ta zyrtarizojmë, besoj se më në fund do të konsiderohet në parlament, se do të rrëzojmë qeverinë dhe do të shkojmë në zgjedhje të reja, që mund të jenë së bashku me zgjedhjet lokale në pranverë, ose do të shohim një tubim të ri në skenën politike”, ka deklaruar Shehoviç.
Sipas tij, Qeveria aktuale e Malit të Zi, sido që të jetë, po i numëron ditët e fundit.
“Është e qartë se kjo qeveri nuk mund të qeverisë, dhe është në interesin e të gjithëve që ajo të bjerë sa më shpejt”, ka thënë Shehoviç, raporton RTCG.
Sipas tij, ekzekutivi nuk ka përmbushur asgjë, ndërsa ka premtuar kodra dhe lugina.
“Ne po hyjmë në vitin 2022 me një GDP më të ulët se sa kishim në 2019-ën, dhe thjesht pyes veten se si është e mundur”.
“Ne jemi sjellë në një situatë kur dikush qëllimisht po na shtyn në kolapsin e financave publike, vetëm për t’u bërë lajka qytetarëve para formimit të pritshëm të partisë”, ka thënë ai.























