271 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni të Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

271 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni të Veriut

Ministria për Punë të Brendshme (21.12.2022) në Maqedoni të Veriut, ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me ç`rast ka shqiptuar 271 gjoba për tejkalim të shpejtësisë.

Sipas njoftimit të MPB-së 4 makina kanë lëvizur me shpejtësi për 50 kilometra në orë më të lartë se e lejuara.

Ndërkohë 119 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, derisa 152 jashtë vendbanimeve.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave të trafikut.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota