Pjanic refuzon Genoan: Qëndroj te Besiktasi deri në fund të sezonit
BKT
Sport

Pjanic refuzon Genoan: Qëndroj te Besiktasi deri në fund të sezonit

Sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, Genoa po planifikon të rikthejë një emër të njohur në Serie A.

Bëhet fjalë për Miralem Pjanic, mesfushorin boshnjak të Barcelonës, që aktualisht është i huazuar tek Besiktas. Sipas të përditshmes italiane ish-lojtari i Juventusit mund të jetë “xhevahiri”, që mund të bashkohet skuadrës së Shevchenkos në merkaton e janarit.

Por ka qenë vetë Miralem Pjanic që nuk u ka lënë kohë as për të ëndërruar tifozëve të Genoas, që nga Turqia ka përgënjeshtruar lajmet e merkatos.

“Jam mirë dhe i lumtur tek Besiktasi. Kam luajtur pak sepse kam pasur një dëmtim të gjatë, por tani jam rikthyer në fushë dhe synoj që të qëndroj këtu deri në përfundim të sezonit”, ka thënë për mediat e Stambollit, mesfushori boshnjak.