​15 të vdekur dhe 266 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
BKT
Rajoni dhe Bota

​15 të vdekur dhe 266 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Në 24 orët e fundit të 4572 analizave, janë regjistruar 266 raste të reja me COVID-19, 717 të shëruar, si dhe 15 të vdekur, njofton Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.

Shumica e të regjistruarve: 120 janë nga Shkupi, pasuar nga Manastiri me 25, Prilepi 22, Ohri 20, Kumanova dhe Kavadari 11, Resnja 8, Strumica 7, Tetova 6, Koçani dhe Struga nga 5. Gjevgjelia dhe Valandova – nga 4, Velesi dhe Radovishi – 3, Kriva Palanka dhe Makedonski Brod – nga 2, Gostivari, Shtip, Kërçova, Sveti Nikole, Dellçeva, Vinica, Kratovë dhe Demir Hisar – 1.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID që nga fillimi i epidemisë është 222.932, numri i të shëruarve është 210.319, numri i të vdekurve është 7.894, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.719. Rastet më aktive janë 2.375 në Shkup, kurse më së paku, përkatësisht nga një në Pehçevë dhe Dojran.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota