Man. City fiton ndeshjen e “çmendur” ndaj Licesterit
Manchester City ka fituar ndaj Licester City-t në Etihad Stadium në një ndeshje plotësisht spektakolare.
“Citizens” fituan me rezultatin e thellë, 6-3, por jo çdo moment i lojës foli për skuadrën e Guardiolas.
Vendasit shënuan 4 gola në 25 minutat e para të ndeshjes me De Bruyne, Mahrez, Gundogan dhe Sterling duke “shastisur” Licesterin dhe “vrarë” fatet e ndeshjes.
Në pjesën e dytë Licesteri merr vendin e City-t të pjesës së parë pasi shënon 3 gola për 10 minuta me Maddison, Lookman dhe Iheanacho duke rihapur një ndeshje me fate të përcaktuara, transmeton "albeu".
Por City nuk do të lejonte me shumë se kaq pasi vetëm 3 minuta më vonë do të shënonte golin e 5 me Laporte dhe në fund Sterling do të shënonte edhe të 6 dhe të dytin personal.
Me këtë fitore Man.City mban vendin e parë me 47 pikë, ndërsa Licesteri bie në vendin e 10 me 22 pikë.























