18:01 / 27.12.2021
Real Madridi “peshkon” në Amsterdam, synohet ylli i Ajax-it
Sipas gazetarit Sky Sports, Rudy Galetti, Real Madrid kanë kontaktuar Raiola për të pyetur në lidhje me Gravenberch.
Mesfushori holandez 19-vjeçar përfundon kontratën me Ajax- in në vitin 2023 dhe klubi bardhezi nuk është i vetmi i interesuar.
E kanë pikasor edhe nga Premier League. Megjithatë, Galetti shpjegon se Madridi është pozicionuar me synimin për të rinovuar bërthamën dhe për t’i dhënë një pushim Kroos , Modric dhe Casemiros.























