​Prej sonte transporti në qytetin e Shkupit do të jetë falas
BKT
Rajoni dhe Bota

​Prej sonte transporti në qytetin e Shkupit do të jetë falas

Duke filluar prej sonte, Qyteti i Shkupit ka vendosur si masë kundër ndotjes së ajarit, udhëtimi urban në qytet të jetë falas.

Kështu, qytetarë e kryeqytetit deri në një vendim të dytë, këto ditë mund të lenë makinat e tyre në shtëpi dhe të shfrytëzojnë shërbimin urban falas të NQP-së.

Masa të tjera kundër ndotjes së ajrit që ka ndërmarrë Qyteti i Shkupit janë inspektimi i përforcuar kundër ndotjes së ajrit, kufizimi i aktiviteteve ndërtimore të objekteve nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit, kontrolli intensiv i kantiereve, automjetet që dalin nga kantieret e ndërtimit, larja e shpeshtë e rrugëve dhe bulevardeve të qytetit, anulimi/shtyrja e tubimeve publike, ngjarjeve sportive dhe ngjarjeve kulturore në natyrë, si dhe stufat me dru të përdoren dhe mirëmbahen, pastrimi i rregullt i oxhaqeve./AlsatM 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota