08:10 / 28.12.2021
Moti sot në Maqedoni të Veriut
Moti sot në Maqedoni të Veriut do të jetë kryesisht me vranësira, në mëngjes dhe paradite me kushte për paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të ulëta nëpër lugina
Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 7, ndërsa ajo maksimale prej 7 deri në 13 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup dhe rrethinë, moti kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8 gradë.























