20:38 / 29.12.2021
Lukaku flet për raportin me Tuchel: Mund të bëj gjithçka që më kërkon
Sulmuesi i Chelsea, Romelu Lukaku ka dhënë një intervistë për ESPN ku ndër të tjera foli edhe për raportin që ka me trajnerin Tuchel.
Belgu tha se është i gatshëm të bëj gjithçka që trajneri i kërkon dhe se ka biseduar me të për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin.
“Unë dhe Tuchel kemi biseduar disa herë për të kuptuar se çfarë kërkon nga unë në fushë. Unë jam shumëdimensional. Jam në gjendje të bëj gjithçka që ai më kërkon.
Mund të vrapoj, mund të pres, mund ta mbaj topin lart. Kështu që mendoj se me kalimin e viteve këto janë cilësitë që kam shtuar në lojën time. Doja vetëm një mundësi dhe jam i lumtur që kam ndihmuar ekipin”, përfundoi Lukaku.























