14:15 / 02.01.2022
SPB Tetovë: 12 shoferë janë dënuar për shkak të alkoolit
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut, njofton se nga dje nga ora 22:00 deri në ora 03:00 është zbatuar aksion kontrollues nga ana e policisë, transmeton Telegrafi.
Aksioni ka të bëjë me zbulimin e shoferëve që drejtojnë automjetin në gjendje të dehur dhe në territorin e SPB Tetovë janë gjobitur 12 shoferë.
Ata po ashtu janë përjashtuar nga komunukacioni, ndërsa aksionet e këtilla do të vazhdojnë të zbatohen edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.























