246 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

246 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.072 testime, 246 kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, transmeton Telegrafi.

Prej rasteve të reja 145 janë në Shkup, Strumicë 16, Prilep 14, Shtip, Ohër dhe Manastir 12, Kavadar 10, Neogtinë 4, Strugë, Gjevgjeli dhe Kumanovë 3, Veles dhe Resnjë 2 dhe nga 1 në Kërçovë, Gostivar, Vallandovë, Radovish, Tetovë, Demir Hisar, Kratovë dhe Makedonski Brod.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar edhe 547 pacientë të shëruar dhe 6 persona kanë humbur jetën.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 225.730 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 212.927 janë shëruar dhe 7.975 kanë humbur jetën.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota