Pioli: S’më intereson çfarë thonë njerëzit, skuadra ime është e vendosur
Milani përballet nesër me Romën në “San Siro” dhe do kërkojë ta nisë vitin me fitore.
Para ndeshjes ka dalë para mediave trajneri Stefano Pioli, i cili e ka nisur kështu:
“Projekti ynë është ta kemi të gjithë grupin gati. Duhet të pushonim dhe të punonim mirë dhe i kemi bërë të dyja këto gjëra. Kemi rikuperuar shumë lojtarë, që mund të mos jenë në maksimumin e tyre. Gjithsesi do e arrijnë shpejt nivelin e tyre më të mirë”.
“Situata nuk është normale për askënd. Shëndeti është i pari, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm në këtë moment. Nga nesër ne do tentojmë të fitojmë sa më shumë ndeshje e sa më shumë pikë, më shumë se kampionatin e kaluar. Duhet të ecim me shpejtësi të madhe dhe duhet ta nisim që nesër”.
“Rebic e Leao? Asnjë nuk i ka 90 minuta në këmbë. Janë lojtarë që po gjejnë ritmin dhe duhet të luajnë disa minuta për të përmirësuar gjendjen e tyre”.
“Rënie Milanit? Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit jashtë Milanello. Shoh bindje dhe vendosmëri te skuadra ime. Të fitojmë është e jashtëzakonshme, por duhet të besojmë te fitorja duke e ruajtur ekuilibrin. E duam presionin, duam të jemi ambiciozë dhe të përpiqemi të marrim më shumë pikë se vjet”.
“Merkato? Idetë i kemi të qarta dhe të përbashkëta. Dëmtimi i Kjaer na bën që të kërkojmë për një mbrojtës. Nuk kam bërë asnjë kërkesë tjetër, mendoj se ekipi është i kompletuar. Pres shumë nga të gjithë lojtarët, si në përqendrim ashtu edhe në sjelljen e tyre në fushë”.
“Ibra apo Giroud? Gjithçka varet nga forma fizike e tyre dhe te përshtatja me ndeshjen. Të dy kanë pasur probleme. Giroud e nisi mirë dhe pres shumë prej tij. Ai është inteligjent dhe mund të bëjë shumë për ne. Me dy sulmues? Do e shohim nga ndeshja në ndeshje”.
“Diaz? I mungonte shkëlqimi për shkak të gjendjes fizike. Pushimi i ka bërë mirë. E kam parë të tregojë guxim dhe brilant. Mendoj se do të kthehet një lojtar i rëndësishëm për ne, si në fillim të sezonit”.
“Roma? Në Olimpico kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer dhe kur ishim 11 kundër 11, Milani ishte superior. Roma ka ndryshuar, Mourinho ka bërë një punë të madhe, është një Romë e fortë që kërkon të luajë në Champions League. të gjithë ndeshjet janë të rëndësishme, edhe nesër vlen tre pikë shumë të rënda”.
“Ibra të përsërisë ndeshjen e parë? Ajo ka qenë ndër më të mirat për të, duke sulmuar dhe duke luajtur në thellësi. Zlatan është gati të luajë, ashtu sikurse edhe Giroud. Do të shohim se çfarë zgjedhjesh do të bëjmë për formacionin”.
“Situata me covid? të gjithë skuadrat në Serie A duhet të jenë shumë të kujdesshme për të zbatuar protokollet, pastaj do të bëjmë çfarë thonë rregullat. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mbrojmë të tjerët. Na vjen keq që do të ketë më pak tifozë në stadium, por që t’i rrisim numra sërish duhet të kemi kujdes të gjithë”, tha Pioli.























