Reagon Blinken pas sanksioneve të SHBA-së ndaj Dodikut
BKT
Rajoni dhe Bota

Reagon Blinken pas sanksioneve të SHBA-së ndaj Dodikut

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar pas vendosjes se sanksioneve të reja ndaj Milorad Dodikut, Milan Tegeltijas dhe Mirsad Kukiq.

Blinken tha se Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit publikisht kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të Bosnje e Hercegovinës.

“Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Thesari Amerikan publikisht kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të Bosnje e Hercegovinës për korrupsion dhe sjellje destabilizuese. ShBA-ja mbetet e përkushtuar në angazhimin për një të ardhme më të ndritur për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës”.

 

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota