S’ka qetësi tek Interi, futbollisti kryesor kërkon largimin
BKT
Sport

S’ka qetësi tek Interi, futbollisti kryesor kërkon largimin

Edhe pse janë në pozitën e parë në tabelë dhe në rrugë të mirë për ta mbrojtur titullin e kampionit, jo gjithçka po ecë siç duhet në kampin zikaltër.

Mbrojtësi holandez Stefan de Vrij që është pa dyshim një nga më të rëndësishmit e prapavijës zikaltër, po e mendon seriozisht largimin.

Pas një sërë aludimesh mbi të ardhmen e tij gjatë merkatos së verës, duket se vera që vjen do t’u japë fund zërave dhe do të vulosë përfundimisht vazhdimin e aventurës së tij jashtë Italisë.