Watzke: Haaland nuk do të largohet gjatë janarit
BKT
Sport

Watzke: Haaland nuk do të largohet gjatë janarit

Real Madrid dhe Barcelona janë përfolur se janë të interesuar për transferimin e Erling Haaland, por CEO i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka deklaruar se lojtari nuk do të largohet në afatin kalimtar të janarit, edhe pse do të jetë e vështirë për ta mbajtur atë përtej verës.

Mino Raiola ka bërë pak për të zbutur zhurmën në lidhje me një transferim të mundshëm të Haaland, dhe duket se do të shohim një El Clasico jashtë fushës në betejën për nënshkrimin e tij, shkruan Marca.

“Kush do të largonte një nga sulmuesit më të mirë në Evropë në merkaton e dimrit nëse nuk do të duhej?” tha Watzke në Der Spiegel, transmeton syri.

“Haaland nuk do të largohet në janar, Borussia Dortmund është ende gjallë në tre gara, dhe në to duam të garojmë me ekipin më të mirë të mundshëm”.

“Sigurisht, do të jetë e vështirë ta mbajmë atë, por ne duam dhe do të përpiqemi”.

Në rast se ish-ylli i RB Salzburg shitet, Dortmundi tashmë po ndërton një listë të ngushtë të zëvendësuesve të mundshëm, me Karim Adeyemi i klubit austriak që kryeson listën, ndërsa Dusan Vlahovic shihet si një transferim shumë më kompleks për t’u përfunduar.