18:58 / 08.01.2022
Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 632 raste të reja.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 248 pacientë nga virusi korona.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni, 232 mijë e 68 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 214 mijë e 506 pacientë janë shëruar nga COVID-19, 8 mijë e 23 njerëz kanë vdekur si dhe vazhdojnë të mbesin edhe 9 mijë e 539 raste aktive.
Rritje të rasteve pati edhe në Kosovë teksa sot u konfirmuan 264 sosh.























