Paviq: Dodik e ka përkrahjen e plotë në Beograd për ndarje nga BeH
Në shënimin e 30 vjetorit të “Republika Srpska” në Bosnje dhe Hercegovinë, serbët kanë ngritur zërin më shumë se kurrë që të formojnë një shtet të ndarë që më pas të vazhdojnë me bashkimin e asaj pjese me Serbinë.
Gjithashtu, Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës së BeH tani e ka edhe mbështetjen e fuqishme të Beogradit.
Dhe, sipas analistit politik në Beograd, Aleksandër Paviç, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të mund t’i ndalnin pasi “Amerika më nuk është ajo e 30 vjetëve më parë”.

“Serbët janë në tragetin e disa qarqeve në Uashington, megjithatë Amerika nuk është siç ishte tri dekada më parë. Ata edhe tash mundohen të tregojnë forcën, por s’kanë më fuqi siç e kishin”, deklaroi Paviç, i fituar si mysafir në emisionin e mëngjesit në RTRS (Radiotelevizioni i Republika Srpska).
Ai ka vazhduar duke argumentuar pro shkëputjes së kësaj pjese nga shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës, duke deklaruar se “serbëve në BeH iu mohua e drejta për të qëndruar në vend me serbët e tjerë”.
Ai theksoi se “Srpska po lufton vazhdimisht, me kokëfortësi dhe këmbëngulje për lirinë dhe pavarësinë e saj. Por edhe tani ka mbështetje të qartë nga Beogradi”.
“Është e rëndësishme që mesazhet e bashkimit të vijnë vazhdimisht nga Serbia. Mesazhet vëllazërore nga Beogradi kanë shumë domethënie dhe mbi këtë duhet të ndërtojmë një strategji të përbashkët”, thekson analisti serb, përcjell Albanian Post.























