Maqedoni e Veriut: 10 humbje jete dhe 813 raste të reja me COVID-19
BKT
Rajoni dhe Bota

Maqedoni e Veriut: 10 humbje jete dhe 813 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 5 mijë e 165 teste të kryera 813 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Prej tyre numri më i lartë është në Shkup, gjithsejtë 549.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë gjithashtu për 998 pacientë të shëruar, ndërsa janë regjistruar edhe 10 pacientë të cilët e kanë humbur betejën me COVID-19./Alsat.mk


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota