Dejan Soskiq, njeriu që mund ta rrëzojë Aleksandër Vuçiq
BKT
Rajoni dhe Bota

Dejan Soskiq, njeriu që mund ta rrëzojë Aleksandër Vuçiq

Profesori i Fakultetit Ekonomik në Beograd dhe ish-guvernatori i Bankës Popullore të Serbisë, Dejan Soskiç, mund të jetë kokëçarja më e madhe e Aleksandër Vuçiç në fushatën zgjedhore dhe presidenti i ardhshëm i Serbisë.

Ai, vlerësojnë në Serbi, aktualisht mund t’i përgjigjet “më së miri” temave ekonomike që do të jenë thelbi i fushatës së Presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiç, në garë për një mandat të dytë.

Ndër avantazhet e Soskiç si kandidat për president, analistë dhe studiues të opinionit publik në Serbi, përfshijnë titullin profesor në Fakultetin Ekonomik dhe reputacionin që ai ka në publik, fakti që emri i tij nuk lidhet me skandale, ndërsa disavantazhi do të jetë njohja e pamjaftueshme në masë.

Sipas informacioneve jozyrtare, qendra kërkimore Demostat bëri të ditur se emri i Dejan Soskiç po konsiderohet seriozisht në kontekstin e kandidatit të opozitës për president apo kryetar komune të Beogradit në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti që mbahen në prill.

Politologu dhe studiuesi i opinionit publik në Serbi, Bojan Klaçar, theksoi për Danas se është shumë herët të parashikohet rezultati i mundshëm i Soskiçit në garën për president të Serbisë, por se mund të flitet për avantazhet dhe disavantazhet e imazhit të tij si kandidat.

“Virtytet janë si më poshtë: ai ka një biografi referuese për kryerjen e të dyja punëve (kryetar i Beogradit, apo president), biografi është sigurisht më e përshtatshme për një kryetar të mundshëm të Beogradit, sepse ai segment përmban përfshirjen e plotë në ekonomi. Disi ndryshe është pozicioni i Presidentit të Republikës, i cili kërkon akoma më shumë përvojë dhe njohuri politike, por është e sigurt që ai ka një biografi që mund të kënaqë të dy funksionet”, thotë ai për Danas, përcjell Albanian Post.

“Një avantazh tjetër është se ai nuk ka një lidhje pas tij, nuk ka një të kaluar të keqe. Gjëja e tretë e rëndësishme është që ai të fitojë mbështetjen e publikut më të gjerë të opozitës. Biografia e Soskiç-it është e tillë që mund të jetë e pranueshme për të gjithë opozitën, qoftë ajo në një krah ideologjik, apo në krahun tjetër”.

Duke folur për të metat, Klaçar kujton se Soskiç është i pranishëm në publik, por në një rreth të ngushtë, kështu që ai nuk është i njohur në mesin e “masave më të gjera” dhe do t’i duhej ta ndërtonte këtë njohje gjatë fushatës.

“Opozita sigurisht që ditët e para, ndoshta javët e para të fushatës, do t’ia kushtojë informimit të publikut të gjerë se kush është Dejan Soskiç, cila është biografia e tij dhe vetëm atëherë çfarë përfaqëson. Që dikush të votojë për ty, duhet të ketë dëgjuar fillimisht për ty”.

Nga ana tjetër, Soskiç mund ta “barazojë” Aleksandër Vuçiqin në baza të barabarta në një fushë – në çështjet ekonomike, që, siç thekson politologu Boban Stojanoviç, është edhe përparësia më e madhe e Soskiç-it.

“Soskiç ka avantazhin që mund të garojë me Vuçiç-in dhe t’i bëjë ballë në fushën e rritjes ekonomike, zhvillimit, masave ekonomike dhe sociale ndoshta më së miri aktualisht në Serbi”, përfundon Stojanoviç.

Duke folur për avantazhet dhe disavantazhet e Dejan Soskiç-it, si kandidat presidencial, Stojanoviç thekson se profesor Soskiç duket “profesional, i matur dhe di të flasë gjuhën ‘popullore’ për tema të ndërlikuara të ekonomisë”.

“Doktori i shkencave, profesor në universitet, dha dorëheqjen nga posti i guvernatorit kur besonte se pas ndryshimit të qeverisë, ndryshimet në ligj do të cenonin pavarësinë e Bankës Popullore të Serbisë dhe pothuajse nuk ka asnjë skandal në opinion. Ai është i sjellshëm, komunikon shumë mirë dhe ka një lloj karizme që mund të përdoret edhe më shumë”, thekson Stojanoviç.

Ai, si dhe Klaçari, shton se disavantazhi është se Soskiç nuk ka njohje të gjerë dhe përvojë të drejtpërdrejtë politike.

“Është problematike se nuk ka ndonjë njohje, por fushata mund ta korrigjojë dhe mund të jetë një avantazh për të, sepse edhe pse ka kryer një funksion të rëndësishëm, nuk është akuzuar për vendime të caktuara, korrupsion etj. Problematike sigurisht që do të ishte mungesa e përvojës së drejtpërdrejtë politike dhe pyetja është se si të përballeni me rolin politik, organizimin dhe komunikimin e mesazheve politike kur shpesh nuk ju lejohet të komunikoni saktësisht atë që mendoni si ekonomist, nëse dëshironi votat e qytetarëve”.

Ai vëren se çështja e mundësive të ndonjë kandidati “e kthen” historinë në çështjen e kontekstit në të cilin po zhvillohen zgjedhjet.

“Në zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një fushatë të mirë dhe me mbështetjen e shumicës së opozitës, Soskiç sigurisht që do të kishte një shans, por në kushtet në të cilat do të mbahen zgjedhjet në prill, ai ka një shans për të arritur një rezultat të mirë, por larg fitores dhe raundit të dytë”.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota