21:02 / 12.01.2022
Kosova mposht Turqinë në kualifikime për Kampionatin Botëror 2023
Kombëtarja e Kosovës e ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit ta ardhshëm duke e mposhtur Turqinë me rezultat 26:24
“Dardanët” arrijnë deri te ky sukses pas dy humbjeve radhazi kundër Greqisë
Ndeshja e ardhshme është ajo kundër Belgjikës. Për Kosovën, kjo është fitorja e parë në këto kualifikime në pesë ndeshje të luajtura, ku ka edhe një barazim e tri humbje.
Më efikasi te Kosova në këtë fitore të rëndësishme ishte Valon Dedaj që realizoi nëntë gola, ndërsa me shtatë gola kontribuoi Drenit Tahirukaj.
Te Turqia, më i dalluari ishte Gorkem Biçer me gjashtë gola të shënuar.
Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me shifrat 13:13.























