Mitsotakis: Synimi, krijimi i 86 000 vendeve të punës në 2022
BKT
Rajoni dhe Bota

Mitsotakis: Synimi, krijimi i 86 000 vendeve të punës në 2022

Gjatë dy viteve të qeverisjes së Demokracisë së Re (ND) dhe në mes të pandemisë, u krijuan 50 mijë vende të reja pune, ndërsa në 4 vitet e mëparshme u krijuan 42 mijë vende të reja të punës, deklaroi sot kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një takimi të Autoritetit të Punësimit të Fuqisë Punëtore-OAED.

Kryeministri Mitsotakis sqaroi se, programet e OAED janë vetëm një aspekt i politikës së përgjithshme të Ministrisë së Punës. Sipas të dhënave të OAED, brenda një viti e gjysmë numri i vendeve të punës ka shënuar një rritje prej 17,9 për qind krahasuar me periudhën 2016-2019, pavarësisht efekteve të pandemisë në tregun e punës.

Qëllimi i programeve, është jashtëzakonisht ambicioz: do të krijohen 86,000 vende të reja të punës në vitin 2022, me burime që do të vijnë nga Fondi i Rimëkëmbjes dhe nga NSRF”, tha Mitsotakis./atsh


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota