22:46 / 12.01.2022
Chelsea triumfon edhe në ndeshjen kthyese, kualifikohet në finale
Chelsea ka siguruar finalen e “EFL Cup” pasi triumfoi në dy takime ndaj Tottenhamit.
“Blutë” e Londrës që fituan ndeshjen e parë me rezultat 2 – 0, triumfuan në udhëtim me rezultat 0 – 1.
Ishte qendërmbrojtësi Antonio Rudiger që realizoi një eurogol pas një asistimi të Mount, që doli vendimtar në këtë gol (18′).
Kjo ndeshje ishte e pafat për vendasit, që iu anuluan dy penallti nga VAR-i, derisa u anulua edhe goli i Harry Kane, transmeton lajmi.net
Në rast që do pranoheshin këto penallti dhe goli, atëherë ndeshja me shumë gjasa do ishte në vazhdime.
Sidoqoftë, Chelsea tani në finale do e mirëpres fituesin e përballjes Liverpool – Arsenal.























