Lazio mposht Udinesen dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë
BKT
Sport

Lazio mposht Udinesen dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio ka mposhtur Udinesen pas kohës së vazhdimeve duke u kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Ndeshja e rregullt pas 90 minutave u mbyll pa gola, gjersa loja duhej të shkonte në vazhdime apo edhe në penallti nëse skuadrat mbesin me rezultat të barabartë në 30 minutëshin e vazhdimeve.

I zakonshmi Ciro Immobile ishte edhe këtë herë heroi i klubit pasi shënoi golin vendimtar në kohën e vazhdimeve, duke i evituar kështu penalltitë  dhe duke i siguruar skuadrës kalimin tutje në Kupën e Italisë.

Italiani realizoi në minutën e 106-të pasi mori një pasim të jashtëzakonshëm nga Cataldi i cili gjithashtu shënoi një gol të jashtëzakonshëm duke e parabuluar portierin.

Në këtë ndeshje u paraqit nga minuta e parë sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi i cili pavarësisht se nuk shënoi, ai u vlerësua me një notë të lartë duke kontribuar për skuadrën në aspektin defanziv.

Në 71 minuta sa luajti, Muriqi i fitoi të gjitha duelet ajrore (3/3) si dhe bëri 3 spastrime e 3 ndërhyrje të sakta, transmeton lajmi.net

Lazio në çerekfinale të Kupës së Italisë do të takohet me skuadrën e Milanit.