Shërbimet ruse dhe serbe, pengojnë zgjidhjen e kontestit Maqedoni-Bullgari
Rajoni dhe Bota

Shërbimet ruse dhe serbe, pengojnë zgjidhjen e kontestit Maqedoni-Bullgari

Ish-deputeti Mihail Panovski në “ClickPlus” në “TV21” tha se shërbime ruse dhe serbe punojnë vazhdimisht që Maqedonia e Veriut të mbetet larg anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ne mund të mbyllim sytë, por mund të shohim edhe të vërtetën. Në Bullgari ka një instalim të madh të forcave ruse të pranishme në media, në shërbimet e tyre sekrete, ashtu si në vendin tonë që ka një instalim të madh shërbimesh nga Beogradi, në të gjitha sferat e mundshme të jetës sonë”, tha ish-deputeti Mihail Panovski.

Sipas tij, të gjitha këto shërbime do të bëjnë çmos që Maqedonia dhe Bullgaria të mos shkojnë drejt një zgjidhje, me qëllim që Maqedonia e Veriut të mos hyjë kurrë në Bashkimin Evropian.

“Qëllimi i tyre është që Maqedonia të mbetet si varëse këtu në Ballkan, e cila gjithmonë do të varet nga vullneti i mirë i Beogradit”, tha Panovski.