Përfundon mbledhja e dëshmive për aksidentin me autobus në Bullgari
BKT
Rajoni dhe Bota

Përfundon mbledhja e dëshmive për aksidentin me autobus në Bullgari

Ka përfunduar grumbullimi i dëshmive për aksidentin e rëndë me autobus në autostradën Struma në Bullgari dhe hetimi është drejt fundit.

Për momentin janë mbledhur një numër i madh i dëshmive, të nevojshme për zbardhjen e të vërtetën objektive, deklaroi për BTA-në zëdhënësja e prokurorit të përgjithshëm, Sijka Mileva.

Incidenti ka ndodhur në fund të nëntorit, kur autobusin me regjistrim nga Republika e Maqedonisë së Veriut e përfshiu flaka me më shumë se 40 persona, mes tyre edhe fëmijë. Turistët kishin udhëtuar nga Turqia për në Maqedoninë e Veriut.

“Ajo që mbetet të bëhet është të dërgohet lutje për ndihmën e juridike në Shkup, me qëllim që të informohen dhe njihen me familjarët e viktimave. Sipas legjislacionit bullgar, ata kanë të drejtë të ngritin padi civile në procedurën gjyqësore dhe të njihen me materialet nga procedura para hetimore”, shtoi Mileva, përcjell Gazeta Sinjali.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota