Krivokapiq kërkon ndërrimin e Abazoviq me Spajiq
BKT
Rajoni dhe Bota

Krivokapiq kërkon ndërrimin e Abazoviq me Spajiq

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić ka njoftuar se i ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm Dritan Abazoviq.

Në vend të Abazoviq, ai ka propozuar ministrin e Financave, Milojko Spajiq për zëvendëskryeministër të ri në Qeverinë e Malit të Zi.

“Për një Mal të Zi të shëndetshëm”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kujtojmë se Abazoviq ka ndërmarrë një iniciative për krijimin e një qeverie të re të pakicës në këtë shtet.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota