Sllovenia do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 24 prill
Zgjedhjet do të jenë një test për popullaritetin e kryeministrit të krahut të djathtë, Janez Jansa, mes ndarjeve politike në vendin e vogël të Bashkimit Evropian (BE).
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka njoftuar se në vendin e tij më 24 prill do të mbahen zgjedhjet parlamentare.
Zgjedhjet do të jenë një test për popullaritetin e kryeministrit të krahut të djathtë, Janez Jansa, mes ndarjeve politike në vendin e vogël të Bashkimit Evropian (BE).
Presidenti Pahor tha se zgjedhjet do t'i shpallë zyrtarisht në fillim të muajit shkurt. Ai shtoi se zgjedhjet e 24 prillit janë data më e afërt e mundshme që parashikon ligji zgjedhor.
Zgjedhjet do të vendosin Partinë Demokratike Sllovene të kryeministrit Jansa dhe aleatët e saj kundër një koalicioni grupesh të majta që kanë premtuar të bashkojnë forcat kundër liderit populist që ka lidhje të ngushta me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
Jansha, politikan veteran, mori drejtimin e qeverisë në fillim të marsit të vitit 2020, pikërisht kur filloi pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).
Kritikët në vend e kanë akuzuar kryeministrin për frenimin e lirive demokratike dhe nxitjen e politikave përçarëse në kombin tradicionalisht të moderuar me rreth dy milionë banorë.
Sondazhet e fundit në Slloveni kanë treguar se SDS-ja e kryeministrit Jansa mbetet partia më popullore, por jo aq e fortë sa të sundojë e vetme.























