Krivokapiq apo Abazoviq, në shkurt dihet kush merr qeverinë
Rajoni dhe Bota

Krivokapiq apo Abazoviq, në shkurt dihet kush merr qeverinë

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq ka caktuar tri seanca parlamentare për muajin shkurt.

Këto tri seanca do t’i kushtohen çështjeve aktuale që kanë të bëjnë me nismën për ndryshimin e Qeverisë dhe shkurtimin e mandatit të Kuvendit.

Seanca e parë e jashtëzakonshme, me kërkesë të Qeverisë, do të mbahet më 3 shkurt në ora 11:00, me dy pika të rendit të ditës – propozimin për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq dhe zgjedhjen e zv.kryeministrit të ri.

Lexo po ashtu:

Qeveria kërkon shkurtimin e mandatit të Parlamentit të Malit të Zi

Siç ka shkruar tashmë portali RTCG, kryeministri malazez Zdravko Krivokapiq ka propozuar për këtë pozitë ministrin aktual të Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq.

Seanca e dytë, me kërkesë të Qeverisë, do të mbahet më 4 shkurt në ora dhjetë, me një pikë të rendit të ditës – propozimin e Vendimit për shkurtimin e mandatit të Kuvendit.

Seanca e tretë, me kërkesë të 31 deputetëve, do të mbahet të njëjtën ditë në ora 11:00, me dy pika të rendit të ditës: propozimin për votë besimin e Qeverisë dhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale.