BE: Problemet në Malin e Zi t’i zgjidhë politika, jo rruga
Nuk i takon Brukselit zgjidhja e krizës politike në Malin e Zi, kjo është një detyrë në dorën e institucioneve vendase, deklaroi kreu i delegacionit të BE-së në Podgoricë, Oana Cristina Popa.
Sipas saj, ”problemet në vendin ballkanik duhet t’i zgjidhë politika dhe jo rruga”.
Në Malin e Zi ka një betejë të ashpër mes kryeministrit Zdravko Krivokapiç dhe zëvendësit të tij, Dritan Abazoviç, i cili paraqiti në parlament një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, së bashku me disa forca të opozitës.
Si kundërpërgjigje Krivokapiç shkarkoi Abazoviçin, fillimisht një bashkëpunëtor i tij i ngushtë, dhe më pas një votim në parlament për zvogëlimin e mandatit të parlamentit për të shkuar drejt zgjedhjeve të reja.
Për votimin e këtyre propozimeve, kreu i parlamentit Aleksa Beçiç, aleat i kryeministrit, do të votohet më 3 dhe 4 shkurt.
Sipas medias në Podgoricë, pritet të mbërrijë i dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili dje ai shprehu mbështetjen e vendit të tij për qeverinë aktuale./atsh