Camaj: Po ecet në drejtimin që Abazoviç të bëhet kryeministër
Rajoni dhe Bota

Camaj: Po ecet në drejtimin që Abazoviç të bëhet kryeministër

Në Mal të Zi ka të ngjarë që të mbahen zgjedhje të parakohshme pasi vendi është përfshirë nga një krizë politike.

Në një lidhje direkte me “Ballkan” nga Linda Karadaku, Nikollë Camaj, kryetar i Lidhja Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, tregoi se çfarë po ndodh aktualisht në shtetin fqinj dhe për mundësitë që  Dritan Abazoviç ka për të formuar qeverinë.

Qeveria aktuale, thotë Camaj i përket së shkuarës dhe mund të vijojë të funksionojë deri më 4 shkurt. Por a i ka numrat Abazoviç për të krijuar qeverinë e re?

“Për momentin i ka numrat për të shkarkuar qeverinë, por për të formuar qeveri të re mund të mos jenë të njëjtit. Qeveria është në ditët e fundit.”

Zgjidhja më e mirë për kryetarin e LDSH do të ishin zgjedhjet e parakohshme, por shton se vështirë që procesi të jetë i rregullt.

“Zgjidhja më e mirë do të ishin zgjedhje të parakohshme, vështirë se do të ishin të rregullta, infrastruktura që nuk është rregulluar. Mund të kemi edhe një qeveri teknike, e pakicës. Pritet që zgjedhje të ketë shumë shpejt. Kryeministri mund të jetë Abazoviç, ecet në drejtimin që të jetë ai. Deri më tani nuk është diskutuar për çështje të emrave.” /abcnews.al/