Bullgaria dhe MV nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme
BKT
Rajoni dhe Bota

Bullgaria dhe MV nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme

Ministrat nënshkruan sot disa marrëveshje dypalëshe për bashkëpunimin në fusha të ndryshme, në kuadër të seancës së përbashkët të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe homologu i tij bullgar Nikolai Sabev nënshkruan dy dokumente që forcojnë rrjetin e infrastrukturës dypalëshe në ndërtimin e Korridorit VIII hekurudhor dhe linjës ajrore Sofje-Shkup.

Më konkretisht, ministrat nënshkruan memorandumin për rrjetet hekurudhore Shkup-Sofje, duke krijuar një grup të përbashkët pune, me qëllim të përshpejtimit të ndërtimit të Korridorit VIII hekurudhor dhe iniciativën për fillimin e fluturimeve Sofje-Shkup.

Boçvarski dhe Sabev gjithashtu nënshkruan një Memorandum për liberalizimin e mallrave për dhe nga vendet e treta. /atsh


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota