RMV, Deri në mbledhjen e radhës të KSI-së, nuk do të ketë masa shtesë
Rajoni dhe Bota

RMV, Deri në mbledhjen e radhës të KSI-së, nuk do të ketë masa shtesë

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, Bekim Sali sot deklaroi se aktualisht nuk ka nevojë për masa shtesë për mbrojtje nga Covid-19, transmeton Telegrafi.

Sali theksoi se qytetarët duhet të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm.

“Dy ditët e fundit vërejmë rënie të numrit të të infektuarve të rinj, gjithçka është nën kontroll. Nuk ka nevojë për masa shtesë tek ne. Megjithatë secili vendim është javorë, më duhet ta theksoj, deri në mbledhjen tjetër të Komisionit për Sëmundje Infektive nuk do të ketë nevojë për masa të reja, megjithatë shpresoj edhe qytetarët të jenë të kujdesshëm, edhe vaksinimi të rritet, përqindja, që të mos ketë nevojë për masa të reja. Askush nuk i do, nuk janë populiste, por kur duhet, duhet”, theksoi mes tjerash ministri Sali.

Ai gjithashtu theksoi se nuk do të ndryshojë vendimi që gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2021/2022 të vazhdojë me prezencë fizike.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota