Zjarr në një shtëpi në Tetovë, lëndohet një person
Rajoni dhe Bota

Zjarr në një shtëpi në Tetovë, lëndohet një person

Është lënduar pronari i shtëpisë në të cilën ka shpërthyer zjarri rreth orës 19:00 në vendbanimin Koltuk të Tetovës, janë informacionet fillestare të njoftuara nga SPB-ja e Tetovës.

Zjarri ka përfshirë dy shtëpi dhe është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit për rreth një orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në SPB Tetovë në orën 19:20 është raportuar zjarri në një shtëpi në pronësi të I.S (50). Zjarri u përhap në shtëpinë fqinje ku nuk banonte askush. Pronari I.S ka marrë djegie dhe më pas është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore”, njofton policia e Tetovës.