22:34 / 29.01.2022
Maqedoni e Veriut: 24 të vdekur dhe 1 mijë e 837 raste të reja me COVID-19
24 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e virusit COVID-19.
Gjithashtu, janë konfirmuar edhe 1 mijë e 837 raste të reja, përcjell Klankosova.tv.
Nga Instituti i Shëndetit Publik atje, bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 85 pacientë.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 266 mijë e 937, i të shëruarve 239 mijë 666 dhe numri i viktimave të përgjithshëm shkon në 8 mijë 362.























