Greqia regjistroi 24,308 të infektuar dhe 103 humbje jete në 24 orë
BKT
Rajoni dhe Bota

Greqia regjistroi 24,308 të infektuar dhe 103 humbje jete në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 24,308 raste pozitive për Covid-19. Siç raportojnë mediat në vend, nga rastet e regjistruara 65 u zbuluan nga kontrollet në pikat hyrëse të vendit.

Ndërsa, numri total i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka shkruar në 1,965,719, prej të cilëve 49.8% janë meshkuj. Kurse, rastet fatale për sot ishin 103, ndërsa që nga fillimi i pandemisë totali ka shkuar në 2,229. Nga ky total, 95.1% kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.

Sa i përket rasteve të konfirmuara në 7 ditët e fundit, 441 prej tyre janë të lidhura me udhëtime jashtë kurse 2,229 të tjera janë raste kontakti. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota