Mesic, Bogicevic i Tupurkovski me apel për Bosnjën dhe Hercegovinën
BKT
Rajoni dhe Bota

Mesic, Bogicevic i Tupurkovski me apel për Bosnjën dhe Hercegovinën

Tre ish-anëtarët e presidencës së ish-Federatës së Jugosllavisë, Stjepan Mesiç nga Kroacia, Bogic Bogicevic nga Bosnja dhe Hercegovina (BeH) dhe Vasil Turpulosvski nga Maqedonia e Veriut, janë në hartim e sipër të një dokumenti të quajtur “Thirrje për Shpëtimin e Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Sipas këtij dokumenti do të propozohet që BeH të bëhet shtet civil si e vetmja zgjidhje për shtetin.

Gazeta kroate “Nacional” shkruan se ky dokument do t’u dërgohet instancave politike brenda dhe jashtë Bosnjës, aty ku merren vendimet politike për vendin, kurse gjithashtu do t’i arrijë edhe “të gjitha ata që janë të shqetësuar me BeH-në”, bashkarisht edhe më tërë publikun.

Gazeta kroate bën të ditur se Mesiç, Bogiçeviç dhe Turpulovski në thirrjen e tyre propozojnë një model krejtësisht të ndryshëm për zgjidhjen e situatës në BeH, kundër koncepteve aktuale etnike të Republika Srpska-s dhe BeH-së së Unionit Demokratik të Kroatëve, të cilat gëzojnë mbështetjen e Beogradit dhe Zagrebit zyrtar.

Përndryshe nga politikat e tilla, të cilat vetëm sa e thellojnë më tej ndarjen etnike të vendit, dhe çojnë më larg konceptin e një shteti civil, iniciatorër dhe autorët e këtij propozimi për “Shpëtimin e BeH-së”, janë të bindur se zgjidhja më e mirë e ngërçit politike të BeH-së është shndërrimi i saj në shtet civil, përcjell albanianpost.

“Këto negociatat e fundit në Neum gjithashtu dështuan dhe ne kuptuam se diçka duhet bërë. ‘Bosnja sipas Dejtonit’ aktual është jofunksional dhe kjo është arsyeja pse ne po punojmë për një propozim se si të dalim nga situata aktuale,” shpjegoi Mesiç për të Jutarnji List.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota