Benzema: 2021 ishte viti im më i mirë me Real Madrid
BKT
Sport

Benzema: 2021 ishte viti im më i mirë me Real Madrid

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, po feston sërish këtë javë, pasi iu dha një çmim nga Shoqata e Shtypit Sportiv të Madridit.

Emilio Butragueno mori çmimin në emër të francezit, i cili më pas postoi me trofeun në Valdebebas të martën, ndërsa reflektonte për vitin e tij të pabesueshëm 2021.

“Jam i lumtur dhe krenar që fitova këtë çmim”, tha Benzema për ‘Real Madrid TV’.