Humb jetën në fushë futbollisti shqiptar në moshën 22 vjeçare
BKT
Sport

Humb jetën në fushë futbollisti shqiptar në moshën 22 vjeçare

Një tjetër ngjarje tragjike ka tronditur futbollin. Futbollisti Aleksandër Lambi humbi jetën teksa luante në ndeshjen e Ilioupolit me Ermionidën në Ligën e Tretë.

 Po zhvillohej minuta e 5-të të takimit kur 22-vjeçari u rrëzua në fushë. Ai shkoi për të kryer një rivënie anësore dhe ra pa ndjenja në tokë. Ndeshja u ndërpre dhe mjekët tentuan ta rikthenin pulsin e tij Megjithatë, nuk pati asnjë rezultat dhe ata nuk kishin akses të drejtpërdrejtë në defibrilator duke bërë që të humbej një kohë e vlefshme për të intervenuar. Veç kësaj, ambulanca që duhej të ishte në fushë raportohet se erdhi 15 minuta më vonë Përfundimisht, futbollisti u dërgua në klinikën Evangelismos me puls minimal dhe pa ndjenja. Fatkeqësisht, pak më vonë, Aleksandër Llambi dhe frymën e fundit.