Nuk dihet se kush do të jetë në qeverinë pakicë
Qeveria aktuale po i numëron ditët e fundit, tha kreu i Forcës, Genc Nimanbegu, për Radion e Kryeqytetit.
Ai tha se nismat për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq dhe shkurtimin e mandatit të Kuvendit janë vetëm reagime ndaj nismës kryesore për votëbesimin e qeverisë aktuale, e cila është nënshkruar nga mjaft deputetë dhe që pritet qartë të fitojë mbështetjen, njofton portali, Malësia.me. “Më 4 shkurt, Abazoviq dhe të gjithë ministrat në qeverinë aktuale do të humbasin mandatin e tyre,” tha Nimanbegu. Ai shprehet se ende nuk dihet se kush do të jetë në qeverinë e pakicës. Bisedimet se kush mund të jetë kandidat për të udhëhequr qeverinë eventuale të pakicës, nëse ajo merr përkrahjen e duhur, ende nuk kanë filluar, por pritet të nisin së shpejti, tha zëvendëskryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Qyetare- URA, Dritan Abazoviq. Ai shtoi se nëse dikush del me ndonjë propozim më të mirë se ai i propozuar nga koalicioni, “E zeza në të bardhë”, do të ketë përkrahjen e tij, ndërsa zgjedhjet e parakohshme po ashtu është opsion i mundur.























