Daçiq: Unë do të kandidoj për president, nëse Vuçiq nuk rikandidon
BKT
Rajoni dhe Bota

Daçiq: Unë do të kandidoj për president, nëse Vuçiq nuk rikandidon

Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe lideri i SPS-së, Ivica Daçiq ka njoftuar se do të jetë kandidat për president të Serbisë nëse Aleksandar Vuçiq nuk kandidon në zgjedhje.

Daçiq iu referua gjithashtu vendimit për të kandiduar veçmas në zgjedhjet parlamentare të SPS dhe SNS.

Ai në programin e mëngjesit të televizionit Kurir po ashtu ka paralajmëruar se Kuvendi i Serbisë do të shpërbëhet më 15 shkurt dhe do të shpallen zgjedhje të parakohshme, shkruan B92, përcjell Rtklive.

"Duhet të shpall zgjedhjet presidenciale më 2 mars. Sot është miratimi i ligjeve zgjedhore, për të cilat kemi rënë dakord me opozitën, të cilat mundësojnë kontroll të gjerë të procesit zgjedhor. Nuk kanë marrë pjesë vetëm Dragan Djilas dhe Vuk Jeremiq. Pra po i afrohemi të shkrepim një plumb nga pistoleta e nisjes”, tha kreu socialist.

Daçiq  kujtoi se koalicioni SNS dhe SPS vazhdon prej 10 vjet dhe theksoi se janë krenarë për rezultatet që kanë arritur. Ai ka shpjeguar edhe pse po garojnë të ndarë në zgjedhjet parlamentare.

"Matematikisht fitojmë më shumë nëse dalim në dy lista. Këtu nuk ka probleme, por është një vendim politik racional. Rëndësi ka që çdo gjë të shkojë mirë dhe dikush të mos thotë nesër se zgjedhjet janë jolegjitime. Opozita pretendon për të fituar dhe tashmë. Ata po përgatiten për demonstrata. Kjo është sjellje e panatyrshme," tha Daqiç./b92/rtklive

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota