Grubi takohet me deputetët gjermanë për kontestin me Bullgarinë
BKT
Rajoni dhe Bota

Grubi takohet me deputetët gjermanë për kontestin me Bullgarinë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka pritur sot në takim deputetët Christian Petry nga SPD, Boris Mijatović nga Die Grünen si dhe drejtorin e FES në Shkup, Rene Schlee.

Kontesti me Bullgarinë dhe zgjidhja e këtij problemi ishte pjesë e bisedës mes Grubit dhe deputetëve gjermanë Petry e Mijatović.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth gatishmërisë së palëve për një kompromis dinjitoz mes dy vendeve.

Shkupi dhe Sofja po zhvillojnë dialog konstruktiv përmes grupeve të punës për të arritur kompromis që nuk do të cenonte asnjërën palë dhe që do të mundësonte hapin e pritur që vendi të merr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në.

Integrimi në Bashkimin Europian dhe rruga plot sfida e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithashtu ishte pjesë e diskutimit në këtë takim.

Deputetët gjermanë theksuan mbështetjen e pa rezervë që shteti gjerman jep në këtë drejtim, ndërsa Zëvendëskryeministri i parë Grubi është shprehur mirënjohës ndaj Gjermanisë që në marrëveshjen e koalicionit të ri qeveritar në Berlin është përfshirë dhe integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, me theks të veçantë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Në këtë takim, Grubi ka falënderuar deputetët gjerman për përkrahjen e madhe që Gjermania i jep vendit tonë në rrugëtimin europian.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota